Krasniqi: Kosova është shtet multietnik, s’mund të kemi Asociacion një etnik

Aktuale

Krasniqi: Kosova është shtet multietnik, s’mund të kemi Asociacion një etnik

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 12:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministri i Pushtetit të Administrimit Lokal, Elbert Krasniqi, në një konferencë për media pas mbledhjes së Qeverisë ka folur për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se Kosova është shtet multietnik dhe nuk mund që të formohet Asociacion një etnik brenda vendit.

Kosova është shtet mulktientik dhe nuk mund të ketë asociacion një etnik. Dhe nuk mund të dalim jashtë kësaj fryme.

Krasniqi ka folur edhe për pikat e miratuar në mbledhjen e Qeverisë.

“U miratuan tri vendime, për udhëzimin për themelimin e ekipit për të drejtat e fëmijëve. Qeveria mori vendim për kthimin e pronave të AKP-së për komunat. U aprovua rialokimi e mjeteve për vitin 2022”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat