“Histerike”, Gjinovci për reagimet kundër Kurtit që paralajmëroi luftë: Mujnë me i hup pasuritë që s'dimë as sa i kanë

Aktuale

“Histerike”, Gjinovci për reagimet kundër Kurtit që paralajmëroi luftë: Mujnë me i hup pasuritë që s'dimë as sa i kanë

Nga: A.ZH Më: 10 gusht 2022 Në ora: 13:15
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka komentuar për kritikat e opozitarëve, ndaj deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se Serbia seriozisht po provokon luftë në Kosovë.

Gjinovci ka thënë se “reagimet histerike” po bëhen nga ata që mund t’i humbasin pasuritë, që sipas tij, “nuk dinë as ku i kanë”, përcjell Bota sot.

“A pi vreni do reagime histerike për paralajmërimin e Kryeministrit që Serbia seriozisht po provokon luftë?

A dini pse reagojnë bash qata, se ata mujnë me i hup pasunitë që s'dimë as sa i kanë. E na edhe Kryeministri mujna me hup veç atdheun nëse nuk angazhohemi.

Kur vjen puna pyka me rreh pykën, qata që po thojnë që luftë s'ka me pasë, që në fakt po e kallxojnë ma shumë dëshirën e tyne sesa mundësinë e luftës që është reale, nisen e jetojnë ne hotele dej të kryhet”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Në një intervistë për të përditshmen italiane “La Repubblica”, Kurti ka përmendur rrezikun që mund t’i shfaqet Kosovës nga Serbia, ndërkaq sipas tij edhe protestat e javës së kaluar në veri nuk ishin spontane, por të organizuara nga Beogradi me mbështetje të Rusisë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat