“Qeni i keq ta sjell ukun n’torishtë”!/ Tërmkolli i reagon VV-së: LDK e ka pa dhe e ka ba luftën për liri e shtet

Aktuale

“Qeni i keq ta sjell ukun n’torishtë”!/ Tërmkolli i reagon VV-së: LDK e ka pa dhe e ka ba luftën për liri e shtet

Nga: M.L. Më: 10 gusht 2022 Në ora: 15:21
Melihate Tërmkolli

Ish deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, dhe zyrtarja e kësaj partie Melihate Tërmkolli u ka reaguar zërave kritik ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës, lidhur me luftën për liri.

Në një postim në Facebook, Tërmkolli ka shkruar se LDK dhe anëtarët e saj të vërtetë e kanë parë dhe e kanë bërë luftën për liri e shtet.

“Për “këta” të LDK-së që nuk dallojnë shumë nga ju të VV-së nuk e di, por “ata” të LDK-së, pra na të LDK-së, edhe e kemi parapa, edhe e kemi pa edhe e kemi ba luftën për liri e shtet. I kemi ba të dyja, edhe lirinë edhe shtetin, edhe me zgjedhje, si lëvizje e parti kombëtare e demokratike perëndimore”, ka shkruar Tërmkolli.

Duke aluduar në përfaqësuesit e VV-së, Tërmkolli ka thënë se ishin kundër pavarësisë, kundër shetitit, simboleve e kundër Amerikës.

“Ju që jeni “t’pa bomë” politikisht as nuk keni pa as nuk keni ba kur ka pasë nevojë Kosova. Ka tridhjetë vite që nuk e keni pa Kosovën ndërsa më shumë se njëzet vite që nuk po e shihni as lirinë as shtetin, prandaj po doni me i ç‘montu të dyja.

Aq largpamës jeni, sa keni qenë edhe kundër pavarësisë, kundër shtetit e simboleve të tij, kundër Amerikës “imperialiste”, pra kundër gjithçkaje që ka pasë emrin Kosovë, liri, pavarësi e demokraci. As Shqipni nuk po keni më!

Kësaj “largpamësie” çfarë po e bëni tash i thonë “Qeni i keq ta sjell ukun n’torishtë” !

Rr’noftë Amerika!

#MT”, ka përfunduar ish deputetja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat