Haradinaj: Këto janë tri zhvillimet që ndihmojnë Kosovën në arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Aktuale

Haradinaj: Këto janë tri zhvillimet që ndihmojnë Kosovën në arritjen e marrëveshjes me Serbinë

Nga: A.SH Më: 10 gusht 2022 Në ora: 17:19
Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka renditur tre çështje kryesore që sipas tij duhet t’i bëjë Kosova në vazhdimësi për të arritur marrëveshjen me Serbinë.

Ai thotë se duhet një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorëve të Quint-it, qëndrime të përmbajtura si dhe BE-ja t’ja dorëzojnë Amerikës agjendën e dialogut.

Postimi në Facebook:

Të dashur qytetarë,

Tri zhvillime mund ta ndihmojnë rajonin tonë për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi.

1. Një komunikim intenziv mes institucioneve të Kosovës dhe ambasadorët e Quintit, me serbët e Kosovës, posaçërisht me serbët e Veriut, me të gjitha nivelet e mundshme, këto ditë deri me 1 shtator

2. Angazhim për qëndrime të përmbajtura pas takimit të 18 gushtit dhe në asnjë mënyrë retorikë luftënxitëse.

3. Udhëheqësit e BE-së, të ja dorëzojnë agjendën e dialogut Kosovë-Serbi, presidentit Biden, në mënyrë që t’i ftojë liderët e dy vendeve për marrëveshjen finale për njohje reciproke sa më parë.

Kuptohet, Kosova duhet t'i kryejë punët e shtëpisë, ligjin e pagave dhe beneficionet për policinë e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat