Lushtaku: Luftë s’do të ketë – Kurti vetëm do që ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja

Aktuale

Lushtaku: Luftë s’do të ketë – Kurti vetëm do që ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja

Më: 10 gusht 2022 Në ora: 18:52
Lushtaku, Kurti

Nënkryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka thënë se nuk beson se do të ketë luftë në Kosovë.

Në emisionin Info Magazine, ai kë shtuar se Kryeministri Albin Kurti më këto deklarata vetëm po dëshiron ta zhvendosë mendjen nga keqqeverisja e tij që po bën në Kosovë.

“Mendoj se shteti i Kosovës dhe Qeveria duhet të përgatiten gjithmonë për ndonjë luftë të mundshme. Falë Zotit që ne e kemi edhe KFOR-in këtu”.

“Unë po besoj që luftë nuk do të ketë, mirëpo Kurti do ta zhvendosë vëmendjen nga keqqeverisja në Kosovë”.

“Kurti do që vëmendjen ta përqendrojë diku tjetër dhe jo në zhvillimin ekonomik dhe në shumë punë të tjera që e presin Kosovën”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat