Tërmkolli, Kurtit: Boll më me retorikë lufte, po vdes nga meraku që të bëhesh një “Zelensky”

Aktuale

Tërmkolli, Kurtit: Boll më me retorikë lufte, po vdes nga meraku që të bëhesh një “Zelensky”

Nga: A.ZH Më: 12 gusht 2022 Në ora: 16:26
Melihate Tërmkolli,

Ish-deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës Melihate Tërmkolli, ka thënë se kryeministri Albin Kurti, po “vdes” nga dëshira që të bëhet një “volodymyr Zelensky” i Kosovës.

Ajo ka kritikuar kryeministrin, duke thënë se me retorikë boshe të luftës nuk zgjidhet asgjë, përcjell Bota sot.

Sipas saj, marrëveshja finale me Serbinë me njohje reciproke, është urgjente dhe esenciale për Kosovën.

Reagimi i Tërmkollit në Facebook:

Albini, po “vdes” nga meraku të bëhet një “Zelensky”, por Kosovës nuk i duhet të bëhet Ukrainë.

Boll me retorikë të luftës, jo se ajo nuk mund të ndodhë por sepse retorika boshe nuk zgjidhë asgjë.

Po qe i zoti, veç tjerash, bëje edhe një bazë ushtarake në veri të vendit, në bashkëpunim me NATO-n (KFOR-in), në funksion të sigurisë së të gjithë qytetarëve të vendit. Kjo, pas sulmeve të vazhdueshme të Serbisë kundër Kosovës e sidomos pas kërcënimeve të Vuçiqit për vrasje të serbëve, gjë që mund ta bëjnë ashtu siç e kanë bërë shumë herë gjatë historisë, duke vrarë vetë serbë, përfshirë rastin “Panda” gjatë luftës së fundit në Kosovë, për të përligjur luftëra, masakra, spastrim etnik e gjenocid kundër shqiptarëve.

Ajo që është urgjente dhe esenciale, është një marrëveshje finale me Serbinë me njohje reciproke, në fillim, në qendër e në mbarim të saj.

Tjerat janë përralla me shumë dëme dhe “luftëra” pa fund për “stikersa”.

#MT

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat