Pritje të gjata në Merdar për mërgimtarët që po kthehen nga pushimet

Aktuale

Pritje të gjata në Merdar për mërgimtarët që po kthehen nga pushimet

Më: 12 gusht 2022 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Në vendkalimet kufitare me Serbinë edhe sonte janë regjistruar pritje të gjata të bashkatdhetarëve tanë, që po kthehen në vendet e Evropës Perëndimore, pas pushimeve në Kosovë.

Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, raporti i orës 22:09, pritjet më të gjata në vendkalimet kufitare të Kosovës me Serbinë janë regjistruar në pikën kufitare në Merdar, ku bashkatdhetarët tanë po presin deri në dy orë e gjysmë për të kaluar kufirin në dalje të Kosovës.

Ndërsa, në vendkalimet kufitare në te Dheu i Bardhë dhe në Muçibabë ku po pritet deeri në një orë e gjysmë për ta dalë nga Kosova. Në Mutivodë e Jarinë gjithashtu ka pritje prej 30-45 min në dalje të Kosovës.

Ndërsa, për të hyrë në Kosovë, pritje deri në një orë ka vetëm në Jarinë, kurse në vendkalimet e tjera pritet prej 05 deri në 20 minuta.

Në vendkalimet e tjera kufitare të Kosovës me shtetet fqinje nuk ka pritje më të gjata se 10 minuta në hyrje dhe dalje të Kosovës.

Për të përcjellur në kohë reale gjendjen në vendkalimet kufitare të Kosovës klikoni KËTU.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat