Haradinaj për tragjedinë në Cetinë: Bashkëndjejmë me familjarët dhe qytetarët e Malit të Zi

Aktuale

Haradinaj për tragjedinë në Cetinë: Bashkëndjejmë me familjarët dhe qytetarët e Malit të Zi

Më: 13 gusht 2022 Në ora: 12:32
Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Raradinaj, ka shprehur ngushëllime për familjarët e qytetarët e Malit të Zi, pas tragjedisë ku mbetën të vrarë 11 persona në Cetinë.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për shtetin fqinj dhe mik, Malin e Zi, ku nga ngjarja makabre dje në Cetinë, mbetën të vrarë 11 qytetarë.

Bashkëndjejmë me familjarët, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Malit të Zi”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Ai tha se Kosova qëndron afër Malit të Zi në këto ditë zie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat