Tha se Kurti do marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë/ Profesori i reagon Haradinajt: Mos bëni politikë me fatin e Kosovës

Aktuale

Tha se Kurti do marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë/ Profesori i reagon Haradinajt: Mos bëni politikë me fatin e Kosovës

Nga: A.SH Më: 14 gusht 2022 Në ora: 12:36
Albin Kurti, Ramush Haradinaj

Profesori Enver Bytyçi ka reaguar mbi deklaratën e Ramush Haradinajt i cili tha se “Kurti do marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë”, e që sipas tij, arritja e marrëveshjes së paqes nuk është kthim prapa.

“Një marrëveshje e paqes e ofron epilogun e dialogut, nuk e largon atë. Prandaj dhe është hap përpara e jo kthim prapa një marrëveshje si kjo”, ka shkruar ai.

Postimi në Facebook:

Ramush Haradinaj e quajti Kurtin "mashtrues", sepse sipas tij Kurti “do marrëveshje për mos-sulmim me Serbinë, nën një emër si marrëveshje e marëdhënieve të mira, e që është kthim prapa”.

Bukur! Ky arsyetim ha pykë te disa njerëz! Por a është kthim prapa një marrëveshje ndërkombëtare për paqe midis Serbisë dhe Kosovës?! Nuk e besoj. Këtë marrëveshje Kurti e ka kërkuar që në takimin e parë të tij si kryeministër me Aleksandër Vucciq në Bruksel. Atëherë nuk u quajt "kthim prapa"! Ndërkohë gjatë kësaj kohe nuk është arritur diccka serioze që procesi të ketë shkuar përpara. Në këto rrethana pse qenka "kthim prapa" një marrëveshje angazhimi për të respektuar paqen midis të dy vendeve?!

Një marrëveshje e paqes e ofron epilogun e dialogut, nuk e largon atë. Prandaj dhe është hap përpara e jo kthim prapa një marrëveshje si kjo. Por jam skeptik nëse kryeministri Kurti mund ta imponojë një marrëveshje të tillë me elementë të pranimit të shtetësisë së Kosovës! Nuk do ta pranojë këtë presidenti i Serbisë! Po ia arriti kësaj marrëveshjeje, Kurti hapë rrugën për njohjen e targave dhe dokumenteve të Republikës së Kosovës në marrëdhëniet me Serbinë! Ky është një hap i madh në drejtimin e duhur!

Prandaj mos bëni politikë me fatin e Kosovës, ju lutem!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat