Hykmete Bajrami-Hekuran Muratit: Po krijohet përshtypja që ne jemi në Qeveri e ju në opozitë

Aktuale

Hykmete Bajrami-Hekuran Muratit: Po krijohet përshtypja që ne jemi në Qeveri e ju në opozitë

Nga: M.L. Më: 14 gusht 2022 Në ora: 17:25
Hykmete Bajrami

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Financave Hekuran Murati, i cili siç ka thënë ajo më shumë po merret me opozitën sesa me punët në qeveri.

Bajrami në një postim në Fadecebook, Bajrami ka shkruar se Murati sot në mëngjes e ka përmendur 9 herë opozitën, ndërkaq për gati dy vjet qeverisje nuk i kanë nëntë projekte, përcjell "Bota sot".

Ajo ka përmendur edhe projektet e parealizuara të qeverisë duke bërë thirrje që të zgjodhën dhe të punojnë.

Postimi i plotë:

Qytetarët po kërkojnë llogari, zero projekte, partia në pushtet merret me opozitën.

Ministri Murati sot me mëngjes ishte marrë me opozitën. Në një reagim kishte përmendur NËNTË herë OPOZITËN.

Pra, ka përmendur nëntë herë opozitën, ndërkaq për gati dy vjet qeverisje nuk i kanë nëntë projekte. Jo nëntë projekte. Por, asnjë projekt. Bash asnjë. ZERO.

Ku janë çerdhet e premtuara? 160 çerdhe publike janë premtuar nga partia në pushtet. A është ndërtuar të paktën një? JO!

Ku janë banesat për të rinjtë, për arsimtarët? Janë premtuar mbi 2 mijë banesa. Asnjë nuk është ndërtuar deri tash.

Çka po ndodhë me rrugën Prishtinë- Podujevë?

Me rrugën Prishtinë - Mitrovicë?

Me rrugën Kijevë – Zahaq?

Rrugën për Tetovë?

Terminet nëpër ambasada veç sa po rriten?

Qytetarët po largohen nga Kosova!

Mjekët po ikin!

Rrymën e keni shtrenjtuar dhe siç po duket do ta shtrenjtoni prapë?

Zgjohuni e punoni diçka, aq shumë po merrni me opozitën saqë po krijohet përshtypja që ne jemi në Qeveri e ju në opozitë.

Hekuran Murati kishte thënë se edhe investimet kapitale do të bëhen. Qytetarët iu kanë votuar për të realizuar projekte kapitale e jo për të dhënë premtime kur udhëhiqni me gjithçka.

Thirrja në 14 shkurtin nuk iu kryen punë. Sepse nga mospuna keni mbetur veç katër komuna. Dhe, ndëshkimi me votë do të ndodhë shpejt edhe në nivel nacional. Ndoshta, më shpejt se sa ka menduar opozita.

Qytetarët po kërkojnë llogari, po kërkojnë realizim të premtimeve për çka keni ardhur në pushtet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat