Rahovec, identifikohet i dyshuari për 25 lajmërime apo kallëzime të rreme

Aktuale

Rahovec, identifikohet i dyshuari për 25 lajmërime apo kallëzime të rreme

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 15:52
Foto ilustrim

Prej datës 8 janar 2022 deri më 14 gusht 2022 përmes aplikacionit “Lajmëro Policinë” pranë Stacionit Policor në Rahovec janë paraqitur njëzetepesë (25) lajmërime të rreme për aktivitetet të ndryshme kundërligjore në një kafene në fshatin Hoçë e Vogël të komunës së Rahovecit.

Sektori i Hetimeve në Stacionin Policor në Rahovec në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit, për një kohë ka zhvilluar hetime për zbulimin e kryesit të kësaj vepre duke përdorur teknika të ndryshme të hetimit dhe duke aplikuar masa të fshehta.

“Me datë 15 gusht 2022 është arritur të identifikohet dhe arrestohet një person i dyshuar (mashkull/shqiptar/kosovar, i moshës 14 vjeçare), i cili në prani të avokatit mbrojtës dhe punëtorit të Qendrës për Punë Sociale është intervistuar dhe në tërësi ka pranuar se ka bërë lajmërime të rreme. Si provë materiale është sekuestruar një telefon mobil i cili është përdorur për paraqitjen e këtyre veprave. I dyshuari pas intervistimit është liruar, ndërsa ndaj tij është iniciuar rast ‘Lajmërim apo kallëzim i rremë’”.

“Drejtoria Rajonale e Policisë-Gjakovë, fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Kur kanë informacion për shkelje të ligjit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 (pa pagesë) dhe 0390310482”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat