Kurti takoi Davenport, diskutohet bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe OSBE-së

Aktuale

Kurti takoi Davenport, diskutohet bashkëpunimi ndërmjet Qeverisë dhe OSBE-së

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 19:18
Foto nga takimi

Kryeministri Albin Kurti ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë ambasadorin Michael Davenport.

Ata kanë biseduar mbi rritjen e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

Në një komunikatë për media thuhet se në takim u diskutua edhe për bashkëpunimin me qëllim të shtimit të komunikimit me qytetarët nga të gjitha komunitetet, si dhe për luftimin e keqinformimit dhe lajmeve të rrejshme.

Po ashtu, u bisedua edhe për zhvillimet e fundit në vend në fushën e sundimit të ligjit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat