Bërnabiq vijon propagandën: Kurti provokon dhe provokon

Aktuale

Bërnabiq vijon propagandën: Kurti provokon dhe provokon

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 10:27
Ana Bërnabiq

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq tha se të gjitha mendimet e saj janë me presidentin e Serbisë, i cili sot takohet me kryeministrin kosovar, Albin Kurti në Bruksel.

Siç shtoi ajo, qëllimi i vetëm i Serbisë është ruajtja e paqes dhe stabilitetit, transmeton Klankosova.

“Kurti provokon dhe provokon dhe shkon edhe më tutje, edhe më tutje… Dhe atje nuk ka paqe… Të gjitha mendimet e mia sot janë me presidentin Vuçiq”, theksoi Brnabiq dhe se siç tha ajo “qëllimi i Albin Kurtit është të dëbojë serbët nga Kosova”, tha Bërnabiq për TV Prva.

Ajo deklaroi se as pas 10 vjetësh nuk është themeluar Asociacioni duke shtuar se Serbia ka nënshkruar një marrëveshje energjetike për të ndihmuar serbët në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat