Zyka: Kurti është rrugës për Kosovë, ja çka u diskutua sot në Bruksel

Aktuale

Zyka: Kurti është rrugës për Kosovë, ja çka u diskutua sot në Bruksel

Më: 18 gusht 2022 Në ora: 21:03
Erisa Zyka

Gazetarja Erisa Zyka, ka folur në lidhje me takimin e mbajtur sot mes Kosovës e Serbisë në Bruksel.

Zyka tha se në bazë të informacioneve që ka, kryeministri i vendit, Albin Kurti, është nisur tashmë për në Kosovë.

“Me informacionet që kemi, kryeministri i Kosovës është nisur drejt aeroportit dhe në këtë moment duhet të jetë duke udhëtuar dhe sipas gjasave e njëjta gjë thuhet edhe për Vuçiq”, është shprehur Zyka.

Tutje, ajo tha se BE ka thënë se ka pasur dy pjesë të rëndësishme të takimit, ku në pjesën e parë është diskutuar për vizionin e secilës palë mbi normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve, pra se si e shohin Kosova e Serbia normalizimin, cilat janë pikat që mund të diskutohet e si mund të shkohet deri të ky normalizim.

“Për BE-në kjo ka pasur shumë vlerë pasi tregon pikat kryesore sipas të cilave mund të ndërtohet edhe marrëveshja përfundimtare ligjërisht e obligueshme”.

"Edhe pse BE pranon se s’ka pasur pajtueshmëri për të gjitha pikat, pra, ka pasur më shumë papajtueshmëri se pajtueshmëri mes Kurtit e Vuçiq, thonë se ishte shumë interesante se të dy kanë dëgjuar me shumë vëmendje njëri-tjetrin dhe tashmë ka pasur një frymë shumë konstruktive, gjë që ne nuk e dinim”, është shprehur Zyka.

Ndërsa, sipas Zykës, pjesa e dytë e takimit është fokuar te agjenda, ku pika kryesore siç tha ajo, ka qenë njohja e targave dhe dokumenteve për lëvizjen e automjeteve mes dy vendeve.

“Këtu nuk është arritur marrëveshje pasi asnjëra palë s’është dakorde prandaj është lënë një afat deri më 1 shtator në mënyrë që ato me kanalet e ndryshme të komunikimit që ka BE-ja të mund të arrijnë një marrëveshje përfundimtare”, tha ajo.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat