Një imam që e la gruan e tij me luftëtarët e ISIS-it / Cila ishte drama e atyre grave të tjera që mbetën pa burra?

Aktuale

Një imam që e la gruan e tij me luftëtarët e ISIS-it / Cila ishte drama e atyre grave të tjera që mbetën pa burra?

Nga: Idriz Morina Më: 19 gusht 2022 Në ora: 17:01
Floresha Rasha, dëshmitarja e SPAK-ut

Për ata shqiptarë që mendojnë se janë besimtarë të vërtetë, duhet ta lexojnë e rilexojnë rrëfimin e një gruaje shqiptare, që së paku tri herë ishte e martuar, në vetëm një hark të shkurtër kohor. Vetëm gjatë kësaj periudhe ajo lindi tre palë fëmijë.

Nuk është ftesa për të marrë informacion, por për ta parë fytyrën e zezë të një ngjarje dhe sjellje, kaq devijonte dhe të pamoralshme, të strukturave apo zinxhirit të zyrtarëve të besimit, të atyre që jetojnë me ata, dhe të atyre që e kanë ushtruar atë mënyrë ekstreme të ideve fetare.

Shpërfytyrim

Nga martesa e parë me një shqiptarë kishte dy fëmijë. Nuk u mjaftua që burri ishte në luftë për ISIS-in në Siri, por shkoi më tej, e këshilluar çuditërisht nga një imam me shumë gjasë edhe i çmendur, shkon t’i bashkohet burrit.

Dëshmitarja dhe kryepersonazhi i këtyre rrëfimeve është Floresha Rasha, ish gruaja e Diamant Rashës, të vrarë si pjesë e terroristëve të ISIS-it në Siri, dëshmi që ajo i ka dhënë në SPAK në Shqipëri.

Është interesant, se ajo nuk udhëtoi nga Shqipëria për në Siri, por nga Kosova.

Burri i saj vritet. Dhe kjo me shpejtësi vendos të mos mbetet vetëm, dhe martohet me Lavdrim Muhaxherin, i njohur si një prej kryeterroristëve atje. Me të lind dy fëmijë, dhe më pas vritet Muhaxheri. Kjo se lë veten keq, dhe martohet me një të tretë, por tashmë jo shqiptar. Edhe me këtë lind fëmijë!

Pra, krijon për një kohë të shkurtër, tre palë fëmijë! Dy për fat të keq i vriten në luftimet atje.

Ky është tregimi i jetës së saj në Siri, në njërin nga kampet e ISIS-it, ku nuk ishin vetëm shqiptarë.

Ajo nuk jep detaje, si dhe pse u martuar me iranian, dhe çfarë ishin raportet seksuale në kampe! Ajo e lë të kuptohet si një nevojë martesore e saj, apo edhe e motiveve të kënaqësisë!

Por, mjaftojnë ato detaje për të parë disa gjëra, që nuk përkojnë fare me moralin dhe traditën shqiptare.

1. Imami që vetë jetonte në Tiranë, gruan e kishte dërguar në “Tokën e Shamit”!

2. Gruaja e imamit i menaxhonte lëvizjet e grave apo edhe të fëmijëve, duke e bërë edhe më të pasigurt jetën e familjes!

3. Gruaja shqiptare, duke pretenduar bashkimin me burrin bie nga duart e një terroristi në duart e një terroristi tjetër!

4. Nga familja normale në Shqipëri, kalon në një familje të përzier traditash, dhe fëmijësh, shqiptarë dhe iranian, kuptohet të dal nga një nënë, që ajo i paraqet në atë rrëfim si histori aksidentale!

5. Cila ishte drama e atyre grave të tjera që mbetën pa burra?

6. A kishte abuzime seksuale nga luftëtarët e ISIS-it, të cilët duke se nuk e respektonin asnjë kod, aq më tepër që ishin edhe në luftë?

7. A u dënuan nga bashkësitë fetare, këto veprime të grave:

     7.a) Braktisja e atdheut

     7.b) Rrezikimi i jetës së fëmijëve – Vetëm zonja Rasha ka humbur dy fëmijë atje?

8. Sa herë kanë pasur guxim hoxhallarët, imamët në Kosovë dhe Shqipëri, t’i gjykojnë këto fenomene dhe pasojat e tyre?

9. Këto familje paguheshin me 50 dollarë në muaj për person – a ishin të rrezikuara nga mungesa e ushqimit dhe nevojat elementare?

Këto janë vetëm disa nga dilemat që duhet të trajtohen veç e veç, për t’u siguruar që këto çështje duhet të debatohen dhe të zgjidhen ndershëm në shoqërinë tonë!

Një imam, që fyen çdo besimtar të çdo feje

Pra, një imam që e ka lejuar gruan e vet të shkojë në një shtet tjetër, në luftë dhe vet rrinë në Tiranë e bën propagandë, kinse në emër të besimit fetar, përveç se hipokrizi e mashtrim, ai ka shkelur çdo nder shqiptarë, por edhe të çdo besim. Madje ai e ka fyer qenien e një besimtari dhe në veçanti të një misionari fetar! Duke qenë në ato rrethana dhe organizime, dhe duke pasur përballë njerëz me sjellje të egër, siç e kanë dëshmuar pjesëtarë të ISIS-it, ajo është vështirë që të mos ketë rënë pre e presionit dhe provokimeve seksuale.

Një gjë të tillë, një imam apo një pop, vetëm i dal mendërisht mund ta bëjë atë me familjen e tij, por edhe me të tjera!

Dyshimi për abuzimin e të miturës

Zonja Floresha Rasha, ish gruaja e tre terroristëve, e cila humbi vajzën në moshën 16 vjeçare në Siri, në rrethana që ajo ende nuk i ka zbuluar, është një tjetër akt për të cilin duhet të mbahet përgjegjëse. Duke e dërguar vajzën e mitur, por 16 vjeçare, ajo e ka ekspozuar ndaj terroristëve dhe njerëzve që kanë një pikëpamje krejt tjetër dhe nuk i shohin vajzat e tilla, si të paarritshme për martesë apo për qejfe. Sipas traditës arabe dhe islame ajo është e rritur për martesë apo edhe për të përmbushur nevojat seksuale, mund të jetë abuzuar, dhe në rrethana të paqarta mund të jetë vrarë, qoftë nga sulmet kundër kampeve të ISIS-it apo në rrethana të tjera.

Po ashtu ajo thotë se i ka vdekur edhe një fëmijë nga martesa me Muhaxherin, po pa treguar shkaqet e kësaj vdekjeje.

Ajo vetëm dy vite më parë, në tetorin e 2020-shit u nxor nga kampi “Al Hol” dhe u sollë në Shqipëri, ku ka pranuar të bashkëpunojë me autoritetet.

“Pas 3 viteve martesë solla 2 fëmijë, një prej të cilëve ndërroi jetë dhe vajza ka mbijetuar. Muhaxheri u vra nga një sulm ajror. U detyrova të martohem me një luftëtar në Siri me origjinë nga Irani. Bëra një fëmijë. Shumë shqiptarë erdhën në kamp. Shkonim pranë kampit të ISIS-it dhe merrnim atje 50 dollarë për frymë dhe me ato para mbijetonim”, i ka deklaruar SPK-ut ajo, transmetojnë mediat në Tiranë.

Sipas dëshmisë së saj, në “Siri janë vrarë plot fëmijë dhe shtetas të tjerë shqiptarë”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat