​Kadrijaj tregon cila është “shakaja e pakripë e Kurtit”

Aktuale

​Kadrijaj tregon cila është “shakaja e pakripë e Kurtit”

Më: 23 maj 2025 Në ora: 12:42
Time Kadrijaj

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka komentuar deklaratat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti se Aleanca ka kaluar pragun zgjedhor fal Nismës Socialdemokrate, duke thënë se këto janë shaka të pakripë të tij.

Kadrijaj është pyetur nëse i vije keq që marrin paga dhe tash e njëzetë herë nuk është zgjedhur kryetari i Kuvendit. Ajo ka thënë se për këtë duhet pyetur Kurti, i cili po vjen me strategji në Kuvendin e Kosovës.

Kadrijaj: Bllokada është te Kurti

Qytetarët duhet ta dinë dhe ta kenë të qartë se kjo bllokadë e institucioneve është atje. Unë nuk punojë, pyetni në administratë ndoshta i ndalin pagat, kam punuar edhe pa pagë, nuk e kam problem këtë”, tha ai.

E lidhur me deklaratat e Kurtit se Aleanca ka kaluar pragun zgjedhor fal Nismës Socialdemokrate, Kadrijaj ka thënë se këto janë shaka të pakripë.

Kadrijaj: Shaka të pakripë të Kurti

Ato janë shaka të pakripë të Kurtit. Kurti duhet të merret me çështje që i duhet por jo me çështjen Nisma Aleanca, sepse nuk është momenti të merret me parti tjerë por të merret me punët që i takojnë dhe me konstituimin e Kuvendit”, tha ajo.

Konstituimi i Kuvendit ka ngecur pasi Lëvizja Vetëvendosje nuk po arrin t’i sigurojë 61 votat e nevojshme për të zgjedhur Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

Partitë që deri më tash ishin në opozitë po kërkojnë tjetër kandidat, pasi sipas tyre, Albulena Haxhiu është emër i papranueshëm.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat