PDK-ja prezanton kandidatin e saj për kryetar të Suharekës

Aktuale

PDK-ja prezanton kandidatin e saj për kryetar të Suharekës

Më: 11 korrik 2025 Në ora: 20:33
Pamje nga takimi

Partia Demokratike e Kosovës ka prezantuar Dardan Berishën, si kandidat për kryetar të Suharekës, në zgjedhjet e 12 tetorit.

Në takimin e degës së PDK-së në Suharekë ishte edhe deputeti Enver Hoxhaj, i cili e përshkroi Dardanin si një lider me vizion dhe përkushtim.

“Takim i frytshëm në degën e PDK-së në Suharekë, ku nga strukturat u propozua Dardan Berisha – kandidat për kryetar të Komunës së Suharekës.

Dardani është një lider me vizion, përkushtim dhe guxim për ta çuar qytetin tonë përpara!” shkroi Hoxhaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat