Djaloshi nga Kosova, që la pa fjalë Serbinë! Maxhuni: Kur të më jepet mundësia...

Basketboll

Djaloshi nga Kosova, që la pa fjalë Serbinë! Maxhuni: Kur të më jepet mundësia...

Nga: Kemajl Goca Më: 3 dhjetor 2020 Në ora: 12:48
Edoni me top në dorë

Kosova ka një numër të madh të sportistëve që luajnë me sukses në vendet e ndryshme të Evropës, në Skandinavi e deri në Australinë e largët! 

Ndër basketbollistët më të mirë që ka Kosova, padyshim është Edon Maxhuni, që nuk ka më shumë se 22 vjet dhe luan në pozitën e organizatorit.

Lojtar me plot kuptimin e fjalës, i klasit të lartë, profil që nuk e ka Kosova. 

Ai rrjedhë nga një familje sportistësh, babai i tij Besimi, ish basketbollist i shquar po ashtu edhe axha i tij, Bekimi, dhe gjyshi Hysniu, ish futbollist dhe trajner i shquar.  

Edoni mbron ngjyrat e Kombëtares së Finlandës dhe tregoi klasin e tij kundër Serbisë.  

Finlandezët nuk patën fat sportiv me 30 nëntor, por humbën me 9 pikë dallim (75:66) nga Serbia në kuadër të Grupit E të kualifikueseve për Eurobasket 2022.

Maxhuni tregoi lojë të madhe, sa edhe vet Serbia mbeti pa fjalë, saqë disa media të atjeshme ishin të habitur me potencialin e djalit nga Kosova, duke shkruar për të se nga vjen dhe që është djali i Besimit.

Maxhuni, përveç që kontriboi në shumë aspekte ai shënoi edhe 15 pikë.

“Gjithmonë duhet të jesh gati dhe kur të më jepet mundësia, unë jap gjithçka. Këtë herë nuk ishte mjaft e mjaftueshme. Shpresojmë herën tjetër”, ka thënë Maxhuni për faqen finlandeze “hs.fi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat