Valon Grapci - lojtar i spikatur në Gjeneratën e Republikës 

Basketboll

Valon Grapci - lojtar i spikatur në Gjeneratën e Republikës 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 19:05
Valon Grapci - lojtar i spikatur në Gjeneratën e Republikës 

Si në çdo sport tjetër edhe basketbolli ka luajtur rol të rëndësishëm në vitet e 90-ta, duke iu kundërvu fuqishëm makinerisë kriminale të pushtuesit serb. 

Basketbolli ka pasur disa emra të spikatur në vitet e 90-ta, që dhanë gjithçka për këtë sport dhe e kanë mbajtur gjallë atë!

Valon Grapci i takon Gjeneratës së Republikës. Grapci ka qenë prej basketbollistëve më të spikatur në vitet e 90-ta.

Image

Foto nga ndeshja e sakrificës në vitin 1992, Peja-Vëllaznimi, që na i siguroi Driton Grapci, ish basketbollist

Jo vetëm si basketbollist, por edhe si njeri, si në atëkohë, si sot është me virtytet të larta, që nuk e ka shoqin!

Grapci ka luajtur me sukses në pozitën e alos, që sot Kosova nuk e ka një profil të tillë që do t’i kryente shumë punë në lojën e basketbollit.  

Ai nuk u tremb asnjëherë nga kërcënimet e regjimit serb por vazhdonte me këmbëngulësi në atëkohë, duke sakrifikuar në shërbim të basketbollit dhe shtetit të Kosovës. 

Grapci ka qenë i vendosur, i vdekur po, i dorëzuar kurrë para milicisë së pushtuesit serb. 

Në vitet më të rënda, ai dëshmoi veten, së bashku me mijëra sportistë, se si luftohet për ngjyrat e klubit dhe për shtetin e Kosovës!

Grapci ka qenë edhe frymëzim për brezin e ri të asaj kohe, alfa dhe omega e klubit të basketbollit Peja, personalitet i veçantë sportiv. Sot është krenar, që në kohëra më të vështira kreu një obligim sportiv dhe kombëtar!

Me një fjalë, Grapci së bashku me vëllaun Valdetin, ishin si luftëtarë të vërtetë në parket, ndërsa jashtë fushës i rezistuan fuqishëm regjimit serb.  Grapci i sakrificës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat