Trajneri i njohur kroat shokon për virusin korona: Ja çfarë me ka bërë

Basketboll

Trajneri i njohur kroat shokon për virusin korona: Ja çfarë me ka bërë

Nga: Kemajl Goca Më: 27 dhjetor 2020 Në ora: 15:12
Trajneri i njohur kroat shokon për virusin korona:  Ja çfarë me ka bërë

Ish basketbollisti kroat dhe trajneri i klubit Zara dhe Kombëtares së Kroacisë, Velko Mrshiç, ka pasur disa ditë dramatike me korona virusin! Deklarata e tij është trishtuese!

“Ndihem sikur një tren më ka kaluar. Jam i rraskapitur me një temperaturë të lartë dhe kollë, por pas 10 ditësh luftimi me kurona virusin, mjekët janë optimistë, fundi i këtij problemi po duket”, tha nga departamenti Covid i spitalit të Zarës, trajneri i Zarës dhe përzgjedhësi i ekipit kombëtar kroat të basketbollit Mrshiç, transmeton media kroate “24 sata”.

Ai flet butë dhe ngadalë, zëri i tij është shumë i shtjerrur dhe ai shpesh ndërpritet nga një kollë në gjysmë fjalie, kështu që ne nuk donim ta lodhnim shumë, shkruan me tej media kroate.

“Deri dje kam komunikuar thuajse ekskluzivisht me mesazhe, sot po i përgjigjem pak telefonit, po bëhem më mirë, nuk kam më ethe, kollitem më pak, por akoma nuk mund të flas për një kohë të gjatë, marr frymë, kollitem...

Nesër do të bëj një foto tjetër të mushkërive, nëse kjo gjendje është e mirë, unë pres që mjekët të mund të më lejojnë të shkoj në kujdesin shtëpiak brenda pak ditësh”, tha Mrshiç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat