KB Universiteti i krenarisë, që dridhi Ligën ndërkombëtare, politikisht e larguan nga liga!

Basketboll

KB Universiteti i krenarisë, që dridhi Ligën ndërkombëtare, politikisht e larguan nga liga!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 janar 2021 Në ora: 20:41
KB Universiteti i krenarisë 2003-2004, politkisht e larguan nga liga

Gjeneratë që nuk harrohet, gjenerata më e mirë në dy dekadat e fundit jo vetëm në sportin femëror në Republikën e Kosovës, është gjenerata e klubit të basketbollit Universiteti nga Prishtina (tani me emrin Kosovahome Prishtina). 

Gjeneratë që la gjurmë në ligën ndërkombëtare – Trocal League në edicionin 2003-2004, ku morën pjesë ekipet sllovene, kroate, boshnjake dhe austriake. 

Universiteti me at gjeneratë, me kapitenen Elvira Dushku, treguan lojëra të mira! 

E veçanta e këtij kolektivi në atëkohë, ishte se të gjithë punonin për një dhe një për të gjithë.  Kishte atmosferë pune, motiv dhe me rezultate tejkaluan të gjitha parashikimet, që u bën edhe krenari e gjithë Republikës së Kosovës, kudo flitej për to, për shkëlqimin e tyre në Trocal League.

E dyta, në Prishtinë ose në Mitrovicë, kur Universiteti i zhvillonte ndeshjet si vendase, palestra nuk kishte vend për të gjithë dhe për gjatë tërë kohës jehonte kënga besa-besë. Shumë skuadra rivale e  lakmonin atmosferën dhe ishin të mahnitura nga ajo atmosferë, mbi 3000 tifozë në palestër.

Një ekip me rezultate brilante në rrafshin ndërkombëtar, që asnjë ekip nuk e ka arritur deri me tash në vendin tonë, as të meshkujt dhe as të femrat sa i përket sporteve kolektive.

Klub me kapitenen e asaj kohe, Elvira Dushku, pastaj basketbollistet Mirza Alibegaj, Ivona Puzar, Ivona Bogoje, shqiptaret Diellza Shaqiri, Teuta Abdullahu, Doruntina Vuniqi, Arbnore Perçuku, Learta Berisha, Kimete Haliti etj. janë gjenerata më e famshme në dy dekadat e fundit, që besa edhe më shumë nëse analizohen në tërësi rezultatet e arritura, që lirisht mund të quhet ndër ligat më të forta ndërkombëtare.

Universiteti përfundoi në vend të tretë në kampionatin e rregullt të Trocal League, por në play-off nuk ia doli që të kualifikohet në finale. Në vitin tjetër nuk u lejua që të garojnë në këtë rang ndërkombëtar, për shkaqe politike!

Sepse ishin dy klubet serbe, që synoni inkuadrimin në këtë ligë, por me kusht që të largohet Universiteti, gjë që ndodhi, kryesisht  politikisht, duke e larguar Universitetin, prej ekipeve më të mira, vetëm pse ishte klub me emër shqip dhe nga Republika e Kosovës, që me potencialin që kishte, ka qenë edhe favorite për të fituar kampionatin e radhës.

Është klubi i parë në 20 vitet e fundit, nga sportet kolektive që ka zhvilluar garat ndërkombëtare dhe ka shënuar rezultate spektakolare.

KB Universiteti i krenarisë, gjenerata më e shkëlqyeshme, që ra viktimë e matematikave politike në shtetet e rajonit dhe ia mohuan rrugën përplot shkëlqim.

Tabela 2003-2004
1. Gospiç Industrogradnja (Kroacia)    20    18    2    38
2. Shibeniku Jolly JBS (Kroacia)    20    17    3    37
3. Universiteti (Kosova) 20    15    5    35
4.  Croatia 2006    20 (Kroacia)    14    6    34
5. Merkur Celje (Sllovenia)    20    12    8    32    
6. Zhelezniçari (Bosnja)    20    11    9    31
7.  Postaja Center (Sllovenia)    20    6    14    26
8. Trocal Jedinstvo (Bosnja)    20    6    14    26
9.  Jezhica (Sllovenia)    20    4    16    24
10.  Gustino Powers (Austria)    20    4    16    24
11. Troglav Livno (Bosnja)    20    1    19    683    21

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat