Ferati: Ndeshjet pa shikues, kualiteti tejet i dobët i ekipeve! Favoritë për titull i shoh Pejën dhe Yllin!

Basketboll

Ferati: Ndeshjet pa shikues, kualiteti tejet i dobët i ekipeve! Favoritë për titull i shoh Pejën dhe Yllin!

Nga: Kemajl Goca Më: 3 janar 2021 Në ora: 18:25
Ferati: Ndeshjet pa shikues, kualiteti tejet i dobët i ekipeve! Favoritë për titull i shoh Pejën dhe Yllin!

Basketbolli si çdo sport tjetër në Kosovë, është ballafaquar me një periudhë shumë të vështirë, për shkak të pandemisë! 

Ish basketbollisti Ismet Ferati, shprehet kritikë, e para për cilësinë e klubeve, e dyta, organizimi i vonshëm i klubeve dhe parashikon edhe cilat klube mund të janë kandidat për titullin e kampionit.  

“Bota sot”: Si e sheh pjesën vjeshtore të basketbollit në kohë pandemie?
Ismet Ferati:
Pjesa vjeshtore e basketbollit në kohë pandemie, lirisht mundëm të them që ka qenë njëra prej periudhave më të dobëta të basketbollit në 20 vitet e fundit. 

Ndeshjet pa shikues, kualiteti tejet i dobët i ekipeve, organizimi i vonshëm i klubeve vetëm janë disa nga faktorët që Superliga e basketbollit është kaq e zbehtë për nga kualiteti dhe për këto arsye edhe përcjellja e ndeshjeve është monotone dhe jointeresante.

“Bota sot”.  Çfarë iu befasojë më shumë në Caffe Superligën e Kosovës dhe kush është favoritë për titull?
Ismet Fetahu:
Befasia më e madhe në Superligë por jo për të mirë është klubi i Prishtinës dhe vendi i parafundit në tabelë, me rrezikshmëri madje të te bjerë nga elita e basketbollit të Kosovës.

Favoritë kryesor për titull i shoh Pejën dhe Yllin nëse vazhdojnë me këtë përbërje dhe me ndonjë përforcim eventual. Ghithashtu Rahoveci dhe Ponte Prizreni kanë kapacitet të mirë për të shkuar larg,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat