Rriten shpërblimet në Superligën e Femrave të Kosovës

Basketboll

Rriten shpërblimet në Superligën e Femrave të Kosovës

Më: 13 janar 2021 Në ora: 11:17
Rriten shpërblimet në Superligën e Femrave të Kosovës

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka vendosur që të rrisë fondin e shpërblimeve për Superligën e Femrave: 6,000.00 (gjashtë mijë) Euro për ekipin kampion, 3,000.00 (tre mijë) Euro për ekipin nënkampion dhe nga 1,000.00 (një mijë) Euro për ekipet që e sigurojnë nga një vend në play-off.

Kjo është edhe një ndihmë për klubet e femrave nga Bordi i FBK-së, që po synon të ndihmojë sa më shumë basketbollin e femrave në Kosovë.

Siç dihet vitin e kaluar Bordi i FBK-së ka vendosur që të formohet Përfaqësuesja A e femrave dhe të luajë në garat ndërkombëtare.

Në Superligën e Meshkujve e ka konfirmuar fondin e shpërblimeve nga viti i kaluar: 12,000.00 (dymbëdhjetë mijë) Euro do t’i ndahen ekipit kampion, 6,000.00 (gjashtë mijë) Euro për ekipin nënkampion dhe nga 3,000.00 (tre mijë) Euro do të ndahen për ekipet që e sigurojnë nga një vend në katërshen e madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat