Rikthehet Superliga e Kosovës, sfida shumë interesante të femrat

Basketboll

Rikthehet Superliga e Kosovës, sfida shumë interesante të femrat

Më: 22 janar 2021 Në ora: 14:29
Rikthehet Superliga e Kosovës, sfida shumë interesante të femrat

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 11-të në Superligën e Femrave, që është e para në stinorin pranveror. Ky edicion pritet të jetë shumë interesant, pasi të gjitha skuadrat kanë bërë përforcime për t’i realizuar synimet që kanë. 

Ndeshja më interesante do të jetë ndërmjet Bashkimit dhe Penzës. Skuadra prizrenase ka nëntë fitore dhe një humbje, kurse ajo pejane pesë fitore dhe pesë humbje, por ka bërë disa përforcime, andaj ndeshja pritet të jetë mjaft interesante. 

Kastrioti do të ndeshet me Vëllaznimi. Skuadra ferizajase ka një fitore dhe nëntë humbje, kurse ajo kuqezi tetë fitore dhe dy humbje.

Takimi i fundit është ndërmjet Trepçës dhe Prishtinës. Mitrovicaset kanë një fitore dhe nëntë humbje, ndërsa prishtinaset gjashtë fitore dhe katër humbje.

Superliga e Femrave - Java 11
E shtunë 

13:00 Bashkimi - Penza
14:00 Kastrioti - Vëllaznimi
E diel
13:00 Trepça - Prishtina.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat