Ndeshja e NBA-së gjykohet nga dy gjyqtare femra

Basketboll

Ndeshja e NBA-së gjykohet nga dy gjyqtare femra

Më: 26 janar 2021 Në ora: 12:39
Ndeshja e NBA-së gjykohet nga dy gjyqtare femra

Për herë të parë në historinë e NBA-së, në një ndeshje basketbolli kanë qenë në fushë dy gjyqtare femra.

Kjo gjë ka ndodhur në ndeshjen e luajtur sot, Orlando-Charlotte (117-108), ku në fushë kanë qenë gjyqtaret Natalia Sago dhe Jenna Schroeder. Ndërkohë që gjyqtari i tretë ishte Sean Wright.

Që prej vitit 1997, në NBA gjykojnë edhe femrat. Asokohe, dy femrat që thyen tabunë ishin Violet Palmer dhe Dee Kantner. Ndërkohë që, këtë sezon, nga 76 gjyqtarët e licensuar në NBA, 7 prej tyre janë femra. Ndaj, kjo që ndodhi në takimin Orlando-Charlotte, me dy gjyqtare femra në fushë, ishte diçka e pritshme.

Madje së shpejti në NBA pritet të ndodhë që ndeshja të gjykohet nga 3 gjyqtare femra.

“Ky është një moment i rëndësishëm, pasi ëndrrat e mia u bënë realitet. Jemi të lumtura që kjo gjë ndodhi. Do të kisha dashur që vajza ime të ishte në stadium e ta shihte këtë moment”, tha Scroeder pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat