Me Prishtinën e Shatrit nuk ka shaka, demolon Vëllaznimin

Basketboll

Me Prishtinën e Shatrit nuk ka shaka, demolon Vëllaznimin

Nga: Kemajl Goca Më: 28 janar 2021 Në ora: 19:15
Me Prishtinën e Shatrit nuk ka shaka, demolon Vëllaznimin

Klubi i basketbollit Prishtina kualifikohet në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, në konkurrencën e femrave. 

Prishtinaset triumfuan me rezultat 89:66 (24:20, 20:15, 19:14, 26:17) në Gjakovë kundër Vëllaznimit. 

Pak kush ka pritur një dominim të Prishtinës, duke e marrë për bazë formën e madhe të gjakovareve. 

Trajneri Fidan Shatri, me strategjinë e tij i heshti gjakovaret.

Nuk ka shaka me Prishtinën, e cila ndezi në momentet vendimtare dhe siguron finalen e madhe, duke e pritur fituesin e sfidës Bashkimi-Penza.

Basketbollistja Alexis Tolefree me 34 pikë, ishte e pandalshme për gjakovaret e ndihmuar nga Enxhi Xhanaj me 20 sosh. Te gjakovaret, Sarah Adaeze Mgbeike ishte me efikasja, me 25 pikë të shënuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat