Philadelphia korri fitoren e katërt radhazi

Basketboll

Philadelphia korri fitoren e katërt radhazi

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 11:50
Philadelphia korri fitoren e katërt radhazi

Philadelphia korri fitoren e katërt radhazi, duke mundur 118-111 Charlotte dhe forcon pozitat në krye të renditjes në Lindje. Ndeshje e mirë e skuadrës mike, ku u dallua Embiid me 34 pikë e 11 rebound, mbështetur edhe nga Harris me 26 pikë.

Në Lindje fiton edhe ekipi i Milwaukee, që mundi 130-110 Indiana. Ndeshje e mirë e Giannis, që realizoi një “triple double”, me 21 pikë, 14 rebound e 10 asist.

Nuk zhgënjen as skuadra e Clippers, që mundi 121-99, duke u bërë skuadra me më shumë fitore këtë sezon në NBA (17). George me 36 pikë e Leonard me 24 ishin vendimtarë në fitoren e ekipit kalifornian.

Në takimet e tjera, Oklahoma mundi 104-87 Houston (Bazley 18 pikë e 12 rebound), Ëashington fitoi 103-100 në fushën e Miami (Beal 32 pikë), ndërsa San Antonio mposhti 111-108 Minnesota (DeRozan 30 pikë).

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Philadelphia, 111-118

Milwaukee – Indiana, 130-110

Atlanta – Dallas, 116-122

Chicago – New York, 103-107

Cleveland – Clippers, 99-121

Miami – Washington, 100-103

Oklahoma – Houston, 104-87

San Antonio – Minnesota, 111-108

New Orleans – Phoenix, 123-101

Sacramento – Boston, 116-111

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat