Shatri shkëlqen sërish, nderohet nga ekipi amerikan

Basketboll

Shatri shkëlqen sërish, nderohet nga ekipi amerikan

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 21:11
Shatri shkëlqen sërish, nderohet nga ekipi amerikan

Ekipi i basketbollit për femra Saints (OLLU) mposhti Jarvis Christian College (JCC) 101:91 dhe përmirësohen në 2-3 në përgjithësi në Konferencën Atletike të Red River (RRAC).

Në këtë ndeshje Sainta kanë nderuar basketbollisten nga Istogu, Zërina Shatri.

Basketbollistja nga Kosova edhe kësaj radhe ka qenë ndër më të mirat për ekipin amerikan.

Shatri udhëhoqi Saints në shënimin e 22 pikëve, e ndjekur nga Cormia Leëis me 20 pikë, Tiffany Lopez (SO / San Antonio, Texas) me 18 dhe Angeline Sanchez (SO / Cibolo, Texas) me 17. Shatri dhe Lopez kryesuan ekipin me nëntë kërcime secila.

Trajnerja Stacy Stephens e ka lavdëruar Zërinën, por punën e saj të madhe që bën në parket, por duke marrë edhe si shembull angazhimin brenda dhe jashtë fushës.

“Ishte ndeshja e fundit në shtëpi, andaj ishte një ndeshje speciale”, ka thënë Zërina, e cila nuk ishte në dijeni se familja e saj nga Kosova i ka dërguar një mesazh. “Nuk e dija këtë. Më kanë munguar në çdo ndeshje.

Nuk ka qenë e lehtë për mua, por duke e ditur se më shikojnë në çdo ndeshje, më ka dhënë motiv për të luajtur. Kam pasur një përvojë të paharrueshme këtu. Kam përparuar shumë këtu.

Kam mësuar gjëra të reja, si në në parket, por edhe në jetë”, u shpreh Zërina Shatri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat