Kur Blerim Vuniqi tregoi efikasitet kundër Partizanit të Beogradit, ja çfarë ndodhi në Prishtinë 

Basketboll

Kur Blerim Vuniqi tregoi efikasitet kundër Partizanit të Beogradit, ja çfarë ndodhi në Prishtinë 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 10 shkurt 2021 Në ora: 19:09
Blerim Vuniqii me numër 9-të, në të djathtë

Para 45 viteve, një ngjarje interesante e basketbollit u zhvillua në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë. 

Palestra siç quhej atëkohë ’25 maj”, sot “1 Tetori” në Prishtinë, edhe pse ishte ndeshje miqësore, ishte përplot me shikues, mbi 3 mijë, nuk kishte vend as për një gjilpër. Elekrokosova e Prishtinës (sot Sigal Prishtina), u ndesh me Partizanin e Beogradit!

E veçanta, qysh me 21 tetor të vitit 1976, para më shumë se 4 dekada, shqiptarët ishin aq kureshtarë që të shohin një lojë të basketbollit, e cila ishte e cilësisë së lartë në atëkohë, me emra të spikatur si Blerim Vuniqi, Ferit Zekolli, Ibrahim Karabeg etj.
Partizani e fitoi ndeshjen me rezultat 120:92, por hasi në një atmosferë drithëruese dhe rezistencë të prishtinasve.

Image

Blerim Vuniqi

Basketbollisti i asaj kohe, Blerim Vuniqi, tregoi angazhim e lojë maestro, më efikasi, me gjithsej 34 pikë, i ndihmuar nga njeriu më i gjatë në Kosovë, Ferit Zekolli me 29 sosh.  Një amerikan, Tejllor, luante në atëkohë për kundërshtarin. 

Ajo çfarë ndodhi, mijëra shikues mbeten jashtë palestrës.

“Edhe njëherë u vërtetua se sportdashësit e Prishtinës janë të etshëm për lojna kualitative. Për ndeshjen miqësore të basketbollit midis Elektrokosovës së Prishtinës dhe Partizanit të Beogradit, të cilën e fituan mysafirët me rezultat 120:92 (54:48), interesimi ishte aq i madh sa pallati i sporteve ‘25 maji’ ishte i vogël për t'i zënë të gjithë të interesuarit (një numër i konsiderueshëm ngeli jashtë, sepse afro 3000 mijë shikues e mbushën përplot pallatin). Loja ishte dinamike, efikase dhe në momente i ngjau duelit për pikë. Referuan Dushi dhe Bendiq, të dy të Prishtinë. Me pesë gabime personale u ngarkua amerikani Tejllor”, shkruante mes të tjera sporti i “Rilindjes”.

Elektrokosova-Partizani 92:120 (48:54)
Elektrokosova: Çeko, Tomasheviq, Kajtazi 7, Staniq 4, Popoviq, Vuniqi 34, Breca, Spahiu 2, Zekolli 29, Karabeg 7, Berisha dhe Bejtullahu 9.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat