Kastrati: Na mungojnë shikuesit, por jemi të motivuar dhe luajmë për fitore

Basketboll

Kastrati: Na mungojnë shikuesit, por jemi të motivuar dhe luajmë për fitore

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 14:39
Kastrati: Na mungojnë shikuesit, por jemi të motivuar dhe luajmë për fitore

Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës që do të jenë shumë të rëndësishme.

Basketbollisti i Kosovës, Erjon Kastrati, ka thënë se e dinë rëndësinë e takimeve dhe janë të motivuar për këto dy përballje.

“Të gjithë e dimë se si është situata. Në nëntor kemi humbur dy ndeshjet dhe në shkurt duhet t’i fitojmë ndeshjet dhe të kualifikohemi tutje.

Të gjithë e dimë rëndësisnë e ndeshjeve dhe do të japim maksimumin për tu kualifikuar tutje.

Shikuesit do të na mungojnë shumë, sepse janë lojtari i gjashtë.

Është përparësi që luajmë në Prishtinë, edhe pse fatkeqësisht pa tifozë. Besoj se do të kalojmë mirë”, ka thënë Kastrati për faqen zyrtare të FBK-së dhe T7.

Dardanët do të luajnë në shtëpi përballë Luksemburgut (18 Shkurt) dhe Sllovakisë (20 Shkurt), në ndeshjet e fundit në Grupin B.

Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Të gjitha ndeshjet e Dritares së Tretë të Grupit B do të zhvillohen në Prishtinë. Ky ishte vendimi i mëhershëm nga Bordi i FIBA Evropës, duke i besuar edhe një ngjarje të rëndësishme Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Orari

18 Shkurt

16:00 Sllovakia-Islanda

19:00 Kosova-Luksemburgu

20 Shkurt

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat