Sigal Prishtina letër Ligës Rajonale ABA, kërkon të përfshihet në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm

Basketboll

Sigal Prishtina letër Ligës Rajonale ABA, kërkon të përfshihet në këtë kompeticion sezonin e ardhshëm

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 13:42
Sigal Prishtina

KB Sigal Prishtina i është drejtuar me një letër udhëheqësve të Ligës Rajonale ABA në të cilën marrin pjese pothuajse të gjitha ekipet e rajonit, përveç klubeve të Kosovës.

Në letrën e nënshkruar nga Kryetari i Klubit, z. Burim Maraj, mes të tjerash theksohen të arriturat e klubit gjatë periudhës së fundit.

Si dhe potencohet fakti që përfshirja e Prishtinës në këtë ligë do t'i kontribuonte zhvillimit të mëtejshëm të basketbollit në rajon.

Kërkesa specifike është që Prishtina të përfshihet në këtë kompeticion të rëndësishëm rajonal duke nisur nga sezoni i ardhshëm ose sezoni 2022/23.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat