Clippers mposhtin Utah Jazz dhe ia ndalin serinë prej nëntë fitoreve radhazi

Basketboll

Clippers mposhtin Utah Jazz dhe ia ndalin serinë prej nëntë fitoreve radhazi

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 10:46
Pamje nga ndeshja

Los Angeles Clippers kanë arritur ta mposhtin Utah Jazz në ndeshjen e mbrëmshme në NBA.

Skuadra nga Kalifornia ia ka ndalë mysafirëve serinë prej nëntë fitoreve radhazi në NBA, por përkundër kësaj Jazz kanë mbetur në krye të Konferencës së Perëndimit.

Pas 48 minutave lojë, në fund rezultati ishte 116:112 në të mirë të vendasëve për të cilët ishte fitorja e 22-të këtë edicion.

Clippers kishin më të mirë në parket dhe patën epërsinë që nga çereku i parë, duke e administruar mirë ndeshjen deri në fund.

Kawhi Leonard ishte më i miri në këtë takim me 29 pikë, pesë kërcime e katër asistime, derisa me lojë të mirë u dallua edhe Lou Williams që shtoi 19 pikë të tjera.

Me pikë dyshifrore e mbyllën ndeshjen edhe Marc Morris me 17, Patrick Beverley 17 dhe Paul George 15 të tjera.

Tek mysafirët më efikasi ishte Donovan Mitchell me 35 pikë, por që nuk mjaftuan për ta shmangur humbjen e ekipit të tij. 

Rezultatet:

Cleveland Cavaliers – Denver Nuggets 103:120

Orlando Magic – Golden State Warriors 124:120

Boston Celtics – Atlanta Hawks 121:109

Philadelphia 76ers- Chicago Bulls 112:105

Memphis Grizzlies – Detroit Pistons 109:105

Milwaukee Bucks – Oklahoma City Thunder 98:85

New Orleans Pelicans – Phoenix Suns 114:132

Minnesota Timberwolves – Toronto Raptors 81:86

LA Clippers – Utah Jazz 116:112

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat