Basketbollisti, izolim në Qipro/ Nuk u kthye dot me kombëtaren shqiptare sepse rezultoi pozitiv

Basketboll

Basketbollisti, izolim në Qipro/ Nuk u kthye dot me kombëtaren shqiptare sepse rezultoi pozitiv

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 16:08
Gerti Shima

Kombëtarja shqiptare e basketbollit e mbylli me rezultate jo të mira kualifikueset e Botërorit që u zhvilluan në Qipro,u mundën nga vendasit me rezultatet 88-66 dhe nga Bjellrusia me shifrat 71-93.

Të dielën u kthyen në Tiranë, në Qipro ka mbetur kapiteni Gerti Shima, i cili rezultoi pozitiv dhe qëndron ende i izoluar. Në një intervistë për Top Channel ai tregon më tepër çfarë po ndodh atje.

“Do të qëndroj këtu për 14 ditë deri në fillim të marsit. më kanë transferuar në një zonë 1 orë larg qendrës së qytetit”.

Po ku qëndron i Izoluar Shima këto ditë?

Ndërkohë që gjendja shëndetësore duket e mirë edhe pse për momentin nuk është se i është nënshtruar ekzaminimeve më të thella.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat