Zyrtare: Damian Jones nënshkruan kontratë me LA Lakers

Basketboll

Zyrtare: Damian Jones nënshkruan kontratë me LA Lakers

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 21:58
Damian Jones

Darmian Jones është basketbollisti më i ri i klubit Los Angeles Lakers.

Los Angeles Lakers kanë nënshkruar qendrën Damian Jones për një kontratë 10-ditore, u njoftua nga Zëvendës-Presidenti i Operacioneve të Basketbollit dhe Drejtori i Përgjithshëm Rob Pelinka.

Jones ka luajtur 118 ndeshje në karrierën e tij, (49 si titullar) për Golden State, Atlanta dhe Phoenix, me një mesatare prej 4.3 pikësh dhe 2.8 kërcime.

Sezonin e kaluar me Atlantën, Jones shënoi 5.6 pikë dhe 3.7 kërcime. Në 14 ndeshje për Phoenix këtë vit, ai shënoi 1.6 pikë dhe 1.3 kërcime për ndeshje.

Jones ka nënskruar kontratë 10 ditore me klubin kalifornian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat