Kastrati: Sporti ju jep vajzave aftësitë për të thyer barrierat dhe realizimin e qëllimeve

Basketboll

Kastrati: Sporti ju jep vajzave aftësitë për të thyer barrierat dhe realizimin e qëllimeve

Më: 13 mars 2021 Në ora: 18:21
Kastrati: Sporti ju jep vajzave aftësitë për të thyer barrierat dhe realizimin e qëllimeve

Sporti nuk është çdo herë fer. Në moshën 14 vjeçare vajzat largohen nga sporti, dyfish më shumë sesa djemtë.

Stigmat sociale, mungesa e qasjes, mungesa e rol modeleve pozitive, të gjitha këto pra luajnë rol, por tani është koha për të filluar përmirësimin e këtyre statistikave, sepse tani më shumë se kurrë vajzat kanë mundësi të luajnë dhe ta përfaqësojnë vendin tonë në gara ndërkombëtare, por edhe të arrijnë të luajnë në nivel të lartë për ekipe evropiane.

Sporti të bën të ndihesh rehat, i sigurt dhe i lumtur.

Sporti ju jep vajzave aftësitë për të thyer barrierat dhe realizimin e qëllimeve.

Kampanja “Her World, Her Rules” është e qëlluar, vajzat kudo në botë janë gati, andaj edhe vajzat në Kosovë duhet të jenë gati, sepse tani është koha e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat