Mbyllet një tjetër xhiro interesante në NBA – Warriors triumfuan pa shumë djersitje ndaj Grizzlies

Basketboll

Mbyllet një tjetër xhiro interesante në NBA – Warriors triumfuan pa shumë djersitje ndaj Grizzlies

Më: 20 mars 2021 Në ora: 08:53
Pamje nga ndeshja

Ka përfunduar një tjetër xhiro në NBA, aty ku nuk munguan përballjet e zjarrta.

Golden State Warriores u përball me Memphis Grizzlies, duke i mposhtur me rezultat 116-103.

Një fitore komode e mori edhe Sacramento Kings në udhëtim te Boston Celtics me shifrat 107-96.

Triumf më të vështirë nxori San Antonio Spurs që fitoi me vetëm gjashtë pikë dallim nga Cleveland Cavaliers, 116-110.

Përballje edhe më e zjarrtë ishte ajo në mes të Houston Rockets që pësuan humbje nga Detroit Pistons me numrat 113-100.

Indiana Pacers në këtë javë ishte më bindëse dhe mposhti Miami Heat me shifrat 137-110.

Fitore po ashtu më të vështirë mori edhe Orlando Magic ndaj Brooklzn Nets me rezultat 121-113.

Për vetëm tri pikë dallim, Utah Jazz arriti të triumfoi ndaj Toronto Raptors me 115-112.

Në kohën shtesë, Denver Nuggets i dha fund përballjes me Chicago Bulls, duke triumfuar me shifrat 131-127.

Ftues në këtë xhiro doli edhe Phoenix Suns që mposhti Minnesota Timberwolves me rezultat 113-101.

Portland Trail Blazer triumfoi po ashtu në këtë rreth, pasi fitoi ndaj Dallas Mavericks me numrat 125-119.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat