Superliga në basketboll sjell dy duele interesante, Ponte Prizreni – Rahoveci ndeshja kryesore

Basketboll

Superliga në basketboll sjell dy duele interesante, Ponte Prizreni – Rahoveci ndeshja kryesore

Më: 21 mars 2021 Në ora: 09:19
Foto ilustrim

Superliga e Kosovës në basketboll sjell dy duele ne kuadër të xhiros së 25-të.

Dueli i parë mjaft interesant pritet të zhvillohet ndërmjet Ponte Prizrenit dhe Rahovecit.

Ponte Prizreni qëndron ne vendin e parë me 41 pikë, ndërsa Rahoveci mban pozitën e tretë me 39 pikë.

Në rast se fiton, Ponte Prizreni do mbajë pozitën e liderit të Superligës, e njëjta gjë vlen edhe për Rahovecin.

Dueli tjetër do zhvillohet ndërmjet Trepçës dhe Vëllaznimit, mitrovicasit qëndrojnë në pozitën e gjashtë me 34 pikë, ndërsa Vëllaznimi po lufton për mbijetesë, ata kanë 31 pikë dhe gjenden në vendin e tetë në tabelë.

Orari i ndeshjeve:

Ponte Prizreni – Rahoveci, ora 17:00

Trepça – Vëllaznimi, ora 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat