Goga Basket fiton sërish derbin me Teutën dhe nis shkëputjen

Basketboll

Goga Basket fiton sërish derbin me Teutën dhe nis shkëputjen

Më: 10 prill 2021 Në ora: 20:34
Goga Basket fiton sërish derbin me Teutën dhe nis shkëputjen

Janë luajtur mbrëmjen e sotme takimet e javës së 10-të të Superligës në basketboll për meshkuj. Goga Basket mposhti 79-63 Teutën në derbin durrsak, duke korrur suksesin e 10-të radhazi, ekipi i vetëm i Superligës pa asnjë humbje, duke udhëhequr renditjen me 20 pikë të plota.

Ky sukses ka shkëputur Gogën 3 pikë nga Teuta, ndjekësja më e afërt. Fitoren e dytë sezonale korri Partizani, që mundi 99-63 Eagles Basket, duke shpresuar ende për një vend në play off. Fiton edhe Vllaznia, që mundi 90-74 Tiranën dhe kap Teutën në vendin e dytë provizor në renditje.

Në Kategorinë e Parë, ekipi i Kamza Basket nuk njeh rivalë, duke korrur fitoren e 10-të në po kaq javë. Kamzalinjtë fituan 95-93 ndaj Elbasanit jashtë fushe, duke ruajtur kreun. Në vendin e dytë ndodhet Dinamo, që mundi pa probleme 103-48 Skënderbeun, ndërsa Flamurtari mposhti 60-59 Apoloninë, suksesi i parë sezonal.

Basketboll – Superliga, Meshkuj (java e 10-të)

Goga Basket – Teuta, 79-63

Vllaznia – Tirana, 90-74

Partizani – Eagles Basket, 99-63

Renditja: Goga Basket 20 pikë, Teuta 17 pikë, Vllaznia 17 pikë, Tirana 14 pikë, Partizani 12 pikë, Eagles Basket 10 pikë.

Basketboll – Kategoria e Parë, Meshkuj (java e 10-të)

Flamurtari – Apolonia, 60-59

Elbasani – Kamza Basket, 93-95

Dinamo – Skënderbeu, 103-48

Renditja: Kamza Basket 20 pikë, Dinamo 18 pikë, Elbasani 15 pikë, Skënderbeu 14 pikë, Apolonia 11 pikë, Flamurtari 11 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat