Brooklyn Nets mposhten nga LA Lakers me rezultat të thellë

Basketboll

Brooklyn Nets mposhten nga LA Lakers me rezultat të thellë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 08:21
Brooklyn Nets mposhten nga LA Lakers

Brooklyn Nets janë ndeshur me LA Lakers në kuadër të NBA.

Edhe pse Nets ishin në terrenin e tyre, atyre nuk iu mjaftoi kjo gjë pasi u mposhtën nga Lakers.

James Harden mungoi në këtë sfidë, ndërsa Kevin Durant ishte i pranishëm. Blake Griffin shënoi vetëm dy pikë dhe pati pak minuta.

Risi tek Lakers është draftimi i Giannis Antetokounmpo.

Durant shkëlqeu me 22 pikë dhe shtatë kërcime e pesë asistime, Irving shënoi 18 pikë dhe katër asistime.

Për Lakers, Drummond shkëlqeu me 20 pikë, 11 asistime dhe Denis Schroder me 19 pikë, një kërcim dhe katër asistime.

Antetokounmpo pati pak minuta dhe arriti të shënojë vetëm tre pikë dhe një kërcim, greku ishte në fushë vetëm 2.36 min.

Rezultati i çerekëve, Brooklyn Nets – Los Angeles Lakers: (25-33), (33-28), (19-31) dhe (24-34).

Rezultati përfundimtar, Brooklyn Nets 101-126.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat