Muhamed Thaçi tregon pagat në Kosovë: Ka pasur pagë 10 mijë deri 16 mijë dollarë! 

Basketboll

Muhamed Thaçi tregon pagat në Kosovë: Ka pasur pagë 10 mijë deri 16 mijë dollarë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 13 prill 2021 Në ora: 17:21
Muhamed Thaçi tregon pagat në Kosovë: Ka pasur pagë 10 mijë deri 16 mijë dollarë! 

Ish basketbollisti i mirënjohur, Muhamed Thaçi, tregon një detaj interesant të pagave që morën basketbollistët në vitet e pas luftës në Kosovë. 

Ai tha se ka pasur pagë 4.000 deri 7.500 euro dhe 10 mijë deri 16 mijë dollarë. 

Thaçi ka luajtur me sukses për klubet e njohura në vendin tonë, si në Meb Prishtina (sot KB Sigal Prishtina), KB Dukagjini (sot

KB Peja), KB Mabetexi nga Prishtina (sot nuk ekziston ky klub), KB Drita nga Gjilani etj.  

“Prej vitit 2001 deri 2005 kanë qenë pagat më të mëdha. Janë sjellë prej 4000 deri 7500 euro! 

Kurse ka pas të huaj që kanë arritur 10 mijë deri 16 mijë dollarë”, tha Thaçi për gazetën kombëtare Bota sot”.

Cili ishte viti më i mirë, më i paguar për Thaçin?

“Për mua 2004-2005 ka qenë viti ma i paguar. 

Nuk janë ato shuma që mundet me u nda shumë anash duke e ditur që ne kemi familje të mëdha dhe jemi kujdes për to”, thotë Thaçi.

Ish basketbollisti i mirënjohur sot është trajner.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat