Goga Basket, Kamza e Teuta dominojnë në Kupën e Shqipërisë

Basketboll

Goga Basket, Kamza e Teuta dominojnë në Kupën e Shqipërisë

Më: 20 prill 2021 Në ora: 12:48
Goga Basket, Kamza e Teuta dominojnë në Kupën e Shqipërisë

Vijojnë në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga” në Durrës takimet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, teksa janë luajtur ndeshjet e dyta në të dyja grupet.

Në Grupin A, skuadra e Kamza Basket, që luan në Kategorinë e Parë, i jep një leksion Vllaznisë që luan në Superligë, duke fituar 98-96. Një ndeshje me rivalitet dhe emocione, fituar në fund nga kamzalinjtë, që ngjiten në krye të grupit. Fiton edhe Teuta, që mundi me lehtësi 106-51 Eagles dhe gjithashtu ka 4 pikë.

Në Grupin B, Partizani fitoi pa shumë mund 90-62 ndaj Apolonisë, suksesi i parë në këtë event për kryeqytetasit, që debutonin në Kupë. Pa probleme fiton edhe Goga Basket, që në shtëpinë e saj mposhti 95-63 Tiranën. Ndonëse pritej një takim më i fortë, bardheblutë luajtën dobët, ndërsa Goga bëri një paraqitje të mirë.

Kupa e Shqipërisë – Meshkuj

Grupi A – Dita e dytë

Kamza Basket – Vllaznia, 98-96

Teuta – Eagles Basket, 106-51

Elbasani (pushim)

Renditja: Teuta 4 pikë, Kamza Basket 4 pikë, Eagles Basket 2 pikë, Elbasani 1 pikë, Vllaznia 1 pikë.

Grupi B – Dita e dytë

Apolonia – Partizani, 62-90

Goga Basket – Tirana, 95-63

Dinamo (pushim)

Renditja: Goga Basket 4 pikë, Tirana 3 pikë, Partizani 2 pikë, Apolonia 2 pikë, Dinamo 1 pikë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat