Drita për t'u shpallur kampion, Istogu për të barazuar serinë finale

Basketboll

Drita për t'u shpallur kampion, Istogu për të barazuar serinë finale

Më: 22 prill 2021 Në ora: 10:56
Drita për t'u shpallur kampion, Istogu për të barazuar serinë finale

Sot (e enjte) do të zhvillohet ndeshja e dytë finale e “Play-off”-it të Ligës së Parë në basketboll ndërmjet Istogut dhe RC Cola Drita.

Takimi do të zhvillohet në Klinë nga ora 17:00.

Nëse gjilanasit fitojnë atëherë do të shpallen kampionë të Ligës së Parë dhe do të inkuadrohen në Superligë për edicionin e ardhshëm, ndërsa nëse fitojnë istogasit, do të zhvillohet edhe përballja e tretë, që do të përcaktojë kampionin.

Skuadra që shënon dy fitore shpallet kampion, kurse finalisti do të luajë në “Play-out” ndaj Trepçës për një vend në elitë edicionin e ardhshëm.

Në ndeshjen e parë finale Drita fitoi 92:74. Edhe në edicionin e rregullt, gjilanasit kishin shënuar dy fitore përballë skuadrës nga Istogu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat