FBK bën hapin e radhës, organizon për herë të parë Ligat Kombëtare të Sportit Shkollor në basketboll

Basketboll

FBK bën hapin e radhës, organizon për herë të parë Ligat Kombëtare të Sportit Shkollor në basketboll

Më: 26 prill 2021 Në ora: 14:02
Ilustrim

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka bërë të ditur sot se në bashkëpunim me Federatën e Sportit Shkollor, për herë të parë do të organizojë Ligat Kombëtare të Sportit Shkollor në basketboll këtë vit.

Qëllimi i këtyre dy ligave (vajza dhe djem), sipas FBK-së është që të rritet numri dhe interesimi tek gjeneratat e reja për tu marrë me sport, nxitja e konkurrencës dhe frymës sportive te rinia dhe ofrimi i mundësive për identifikimin e talenteve të basketbollit.

Shkollat janë përzgjedhur për këtë garë elitare të sportit shkollor si fituese të garave të organizuara në nivel komunal e rajonal nga Federata e Sportit Shkollor të Kosovës gjatë muajit mars.

Sistemi i garave do të jetë ai i ligës së plotë, sipas sistemit të Bergerit, ku të gjitha shkollat do të luajnë mes vete për të siguruar rangim më të mirë në katërshen e parë e cila do të luftojë për titullin e kampionit në Final 4, të organizuar në nivel republikan.

Nxënësit dhe nxënëset do të fillojnë garën më 27 prill, derisa këto do të jenë shkollat të cilat do të marrin pjesë:

Djemtë

1. SHFMU Ismail Qemali, Prishtinë

2. SHFMU 2, Vushtrri

3. SHFMU 7 Marsi, Suharekë

4. SHFMU Emin Duraku, Kaçanik

5. SHFMU Ganimete Tërbeshi, Ferizaj

6. SHFMU Don Bosko, Gjilan

7. SHFMU Yll Morina, Gjakovë

8. SHFMU Bajram Curri, Istog

Vajzat

1. SHFMU Ismail Qemali, Prishtinë

2. SHFMU Rasim Kiçina, Drenas

3. SHFMU 2, Vushtrri

4. SHFMU Bajram Curri, Istog

5. SHFMU 8 Marsi, Pejë

6. SHFMU Thimi Mitko, Gjilan

7. SHFMU Isa Boletini, Rahovec

8. SHFMU Jeronim De Rada, Ferizaj

Xhiroja e parë do të zhvillohet me datën 27.04.2021 në Obiliq, ndërsa këto janë çiftet e xhiros së parë:

Xhiroja e parë-Djemtë

Shfmu “Ismail Qemali” Prishtinë - Shfmu “Ganimete Tërbeshi” Ferizaj

Shfmu “Shmu 2” Vushtrri - Shfmu “Yll Morina” Gjakovë

Shfmu “Bajram Curri” Istog - Shfmu “Don Bosko” Gjilan

Shfmu “7 Marsi” Suharekë - Shfmu “Emin Duraku” Kaçanik

Xhiroja e Parë-Vajzat

Shfmu “Ismail Qemali” Prishtinë - Shfmu “8 Marsi” Pejë

Shfmu “Shmu 2” Vushtrri - Shfmu “Rasim Kiqina” Drenas

Shfmu “Bajram Curri” Istog - Shfmu “Isa Boletini” Rahovec

Shfmu “Jeronim de Rada” Ferizaj - Shfmu “Thimi Mitko” Gjilan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat