Lakers arritën të ngrejnë kokë duke iu falur yllit tjetër të ekipit

Basketboll

Lakers arritën të ngrejnë kokë duke iu falur yllit tjetër të ekipit

Më: 4 maj 2021 Në ora: 12:20
Lakers arritën të ngrejnë kokë duke iu falur yllit tjetër të ekipit

Los Angeles Lakers la pas ecurinë negative në NBA prej tre humbjesh radhazi. Kampionët në fuqi u rikthyen te suksesi në sfidën shtëpiake ndaj Denver Nuggets duke ndalur hovin e skuadrës nga Colardo që vinte në këtë sfidë pas 5 fitoresh radhazi.

Edhe pse pa LeBron James dhe gjermanin Denis Schroder që vazhdojnë të jenë të dëmtuar, Lakers arritën të ngrejnë kokë duke iu falur yllit tjetër të ekipit Anthony Davis i cili koleksionoi në total 25 pikë dhe 7 rebound.

Te Denver spikati i përhershmi Nikola Jokic por as 32 pikë 9 rikuperimet poshtë tabelës dhe 5 asistet e tij nuk ishin të mjaftueshme për të evituar humbjen e 22-të sezonale me shifrat finale 93-89. La Lakers ndërkohë me këtë sukses ruajtën vendin e 5-të në Konferencën e Perëndimit që tashmë u kërcënohet nga Dallas Mavericks. Vazhdon rivaliteti i ashpër mes Utah Jazz dhe Phoenix Suns për vendin e parë në Perëndim në sezonin e rregullt.

Utah morën sërish kryesimin të vetëm falë suksesit 110-99 ndaj San Antonio Spurs. Kroati Bojan Bogdanovic dhe francezi Rudy Gobert regjistruan së bashku 49 pikë në total duke udhëhequr skuadrën nga Salt Lake City drejt fitores së radhës. Philadelphia 76-ers vijoi ecurinë perfekte duke marrë fitoren e 5-të radhazi në transfertën e Ilinois ndaj Chicago Bulls me shifrat 106-94. Për kryesuesit e Konferencës së Lindjes të cilët po vijojnë të rivalizojnë fort me Brooklyn Nets spikatën Harris dhe Curry respektivisht me 21 dhe 20 pikë.

Atlanta Hawks u ngjit në vendin e 5-të në Lindje falë suksesit 123-114 ndaj Portland Trail Blazzers ndeshje në të cilën shkëlqeu Damian Lillard i miqëve por 33 pikët e tij nuk mjaftuan ndërkohë që te skuadra nga Georgia shkëlqyen italiani Danilo Gallinari me 28 pikë dhe serbi Bogdan Bogdanovic me 25 pikë. Portland me këtë disfatë prishi ecurinë prej 4 fitoresh rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat