Shoshi i Pejës: Parketi është për lojtarë, jo për zyrtarë klubesh

Basketboll

Shoshi i Pejës: Parketi është për lojtarë, jo për zyrtarë klubesh

Më: 5 maj 2021 Në ora: 00:26
Basketbollisti i Pejës, Lis Shoshi

Basketbollisti i Pejës, Lis Shoshi, ka thënë se incidenti që ndodhi sot në ndeshjen mes tyre dhe Ponte Prizrenit nuk i shërben askujt.

“Ne jemi sportistë, të luajmë në parket. Duhet kuptuar se parketi është për lojtarë dhe jo për zyrtarë të klubit. Kjo që ka ndodh nuk besoj se ka ndodh në Kosovë hiç se hiç”, është shprehur Shoshi.

Ai ka thënë se këtë të martë në Prizren, Dardan Berisha është sulmuar në baza raciste.

“Besoj që ngjarje të tilla të përfundojnë në Kosovë me kaq sepse sporti është për lojtarë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat