NBA: Atlanta avancon në play-off, Doncic shkëlqen në fitoren e Dallasit

Basketboll

NBA: Atlanta avancon në play-off, Doncic shkëlqen në fitoren e Dallasit

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 10:00
Foto ilustrim

Trae Young ka shënuar 36 pikë për t’i ndihmuar Atlanta Hawks për të fituar ndaj New York Knicks me rezultat 103 – 89, derisa arritën në fazën tjetër të play-off.

Young shkëlqeu në pesë ndeshjet duke shënuar me shumë se 20 pikë, derisa Julius Randle ishte top shënuesi i Knicks me 23 pikë.

Atlanta fitoi me rezultat 4 – 1, andaj në raundin e radhës do përballet ndaj Philadelphia 76ers.

Ndërkohë, Dallas Mavericks shënoi fitore ndaj Los Angeles Clippers me rezultat 105 – 100.

Më i mirë në këtë ndeshje ishte Luka Doncic që impresionoi të gjithë me 42 pikë.

Rezultati i serive është 3 – 2, derisa fituesi do takohet me Utah Jazz që mposhti Memphis Grizzlies me rezultat 4 – 1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat