Milwaukee Bucks shpallen kampion të Konferencës Lindore, kualifikohen në finalen e madhe

Basketboll

Milwaukee Bucks shpallen kampion të Konferencës Lindore, kualifikohen në finalen e madhe

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 08:37
Foto ilustrim

Milwaukee Bucks kanë mposhtur Atlanta Hawks 118-107 në ndeshjen e gjashtë të serisë finale.

Bucks kanë triumfuar ndaj Hawks 118 – 107, duke siguruar kështu kalimin në finalen e madhe të NBA.

Më të dalluarit në fitoren e Bucks ishin Khris Middleton me 32 pikë, katër kërcime, shtatë asistime dhe Jrue Holiday me 27 pikë, nëntë kërcime, nëntë asistime.

Te Hawks më të mirët ishin Cam Reeids me 21 pikë, tre kërcime, tre asistime dhe Bogan Bogdanovic me 20 pikë, dy kërcime, tre asistime.

Bucks kualifikohen në finalen e madhe të NBA ku do të përballen me skuadrën e Phoenix Suns.

Rezultati përfundimtarë:

Atlanta Hawks 107 – 118 Milwaukee Bucks(2-4) 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat