Kosova pëson humbje me 34 pikë diferencë nga Luksemburgu

Basketboll

Kosova pëson humbje me 34 pikë diferencë nga Luksemburgu

Më: 15 korrik 2021 Në ora: 20:51
Kosova pëson humbje me 34 pikë diferencë nga Luksemburgu

Kosova U20 ka pësuar nga Luksemburgu U20 me rezultat 57:91 (20:28, 12:23, 16:22, 9:18), në kuadër të FIBA U20 Women's European Challengers, në konkurrencën e femrave që po zhvillohet në konkurrencën e femrave.

Periudha e parë ishte e baraspeshuar, por vashat nga Luksemburgu ishin për një nuancë ishin më të mira, duke e fituar 20:28. Luksemburgu vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, që e fituan 12:23.

Kosova u mundua në çerekun e tretë, megjithatë nuk arriti të bëjë shumë, ku kjo pjesë përfundoi 16:22, derisa ajo e fundit përfundoi 9:18, ndërsa Luksemburgu triumfoi në fund 57:91.

Te Kosova u dallua Agnesa Rrahmani me 20 pikë e pesë kërcime.

Për Kosovën kjo ishte humbja e dytë nga dy ndeshje, ndërsa Luksemburgu ka dy fitore dhe një humbje. Ndeshjen e ardhshme, vashat Dardane do ta zhvillojnë ndaj Rumanisë, të shtunën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat