Sportistja heq dorë nga Olimpiada: Frika dhe tmerri nga karantina

Basketboll

Sportistja heq dorë nga Olimpiada: Frika dhe tmerri nga karantina

Më: 16 korrik 2021 Në ora: 13:49
Sportistja heq dorë nga Olimpiada: Frika dhe tmerri nga karantina

Frika dhe tmerri nga karantina, ku duhet të qëndrojë e mbyllur brenda Fshatit Olimpik, pa takuar njeri dhe vetëm të shkojë për stërvitje e ndeshje, ka bërë që basketbollistja australiane Liz Cambage të heqë dorë nga Olimpiada.

Ajo është një nga lojtaret lider të Australisë, fituese e medaljes së bronzit në “Londër 2012” dhe asaj të argjendtë në botërorin e vitit 2018.

“Nuk është sekret që në të shkuarën kam luftuar për shëndetin tim mendor dhe sot më shqetëson fakti se do të shkoj në një event ku do të qëndroj e mbyllur. Pa familje, pa miq, pa tifozë.

Për mua, kjo situatë është një terror. Kohët e fundit kam patur ankthe, nuk kam fjetur dhe nuk kam ngrënë. Nuk dua të marr mjekime për të kontrolluar ankthet e mia”, tha basketbollistja 30-vjeçare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat