Kosova luftoi, por periudha e tretë ishte fatale ndaj Rumanisë

Basketboll

Kosova luftoi, por periudha e tretë ishte fatale ndaj Rumanisë

Më: 17 korrik 2021 Në ora: 19:05
Kosova luftoi, por periudha e tretë ishte fatale ndaj Rumanisë

Kosova U20 ka pësuar humbje nga Rumania U20 me shifrat 80:64 (24:24, 14:19, 22:6, 20:15), në kuadër të Women’s European Challenger, që po zhvillohet në Shkup të Maqedonisë Veriore.

Kosova e nisi ndeshjen mjaft mirë, duke pasur epërsi 5:12, e më pas 8:14 dhe 13:20, por në fund e lëshuan epërsinë, duke bërë që çereku i parë të përfundojë 24:24.

Vashat dardane e nisën për mrekulli edhe periodën e dytë, me gjashtë pikë radhazi, duke mos lënë Rumaninë të shënojë për pesë minuta. Kosova ishte në epërsi gjatë gjithë periudhës së dytë, ku kishte epërsi deri në tetë pikë, 30:38 e më pas edhe 33:41, kurse pjesa e parë përfundon me shifrat 38:43.

Perioda e tretë ishte fatale për Kosovën që shënoi vetëm gjashtë pikë dhe pësoi 22, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:49. 10 minutat e fundit ishin më të baraspeshuar, 20:15, ndërsa Rumania triumfoi në fund 80:64.

Te Kosova u dalluan Agnesa Rrahmani me 23 pikë, Tringa Ukaj me 10 pikë e 17 kërcime, Astera Tuhina me 10 pikë e nëntë asistime dhe Djellza Dekaj me 13 pikë.

Kosova ndeshjen e fundit e zhvillon të dielën ndaj Maqedonisë Veriore nga ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat